U perfol per dashuri me Gazetarin e njohur… Rike Roçi konfirmon lidhjen e re/ Publikon foton teksa po q…

Rike Roci ka zgjuar së fundmi kureshtjen e ndjekësve

 

me një postim në Instagram, ku ka uruar të dashurin për ditëlindje me fjalët: “Gëzuar ditëlindjen, jetë”.

Edhe pse në foto nuk ka zbuluar fytyrën e tij, ky gjest ka mjaftuar për të konfirmuar publikisht një lidhje të re, për të cilën fansat dhe mediat rozë kishin kohë që dyshonin.

 

Pak kohë më parë, në një intervistë në emisionin “Mos i bjer me Top”, Rike kishte folur hapur për jetën e saj private.

E pyetur shpesh nga mikeshat apo edhe nga familjarët për statusin e saj sentimental, ajo ishte përgjigjur me humor:

“Ç’a t’i them mamit? Që burrat na kanë marrë takat, ne gratë kemi marrë timonin,” – tha ajo mes të qeshurash.

Rikja pranoi se e ka të vështirë të ndërtojë një raport të qëndrueshëm për shkak të karakterit të saj të fortë:

“Jam një femër alfa, duhet të dish të më mbash dhe të më dominosh, dhe është e vështirë të gjesh një tip të tillë sot,”

E pyetur nëse është në një lidhje apo është single, ajo preferoi të përgjigjej shkurt: “Le të themi pak e komplikuar…”, duke e lënë gjithçka në terrin e dyshimeve.

Megjithatë, postimi i fundit duket se hedh dritë mbi statusin e saj të zemrës – edhe pse identiteti i partnerit mbetet ende një mister.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x