Njihuni me katër shenjat e horoskopit që janë si ‘mbretër’ dhe nuk kërkojnë kurrë falje

Disa njerëz kërkojnë falje lehtësisht edhe kur nuk

 

janë fajtorë për mirësjellje, paqe në shtëpi apo thjesht sepse nuk e durojnë tensionin.

Por pastaj janë edhe këta të tjerët. Ndoshta mund të falin, por ta pranojnë fajin? Vështirë. Pothuajse e pamundur.

Ja katër shenja të horoskopit që e kanë thuajse të pamundur të thonë “më fal”, dhe arsyet pse kjo fjalë u duket kaq e vështirë.

Luani

Luani nuk bën gabime. Të paktën kështu mendon vetë. Në mbretërinë e tij, ai është ai që di, vendos dhe udhëheq dhe, siç dihet, mbretërit nuk kërkojnë falje.

Nëse e përballni me një gabim, do t’ju shikojë me një shprehje që thotë: “Vërtet mendon se kjo ishte një gabim?” Edhe nëse e kupton (në heshtje) se ka gabuar, do të përpiqet t’ju zbusë me sharmë, komplimente apo një ftesë për kafe, por fjalën “më fal” me gjasë nuk do ta dëgjoni.

Akrepi

Akrepi nuk harron. Dhe nuk pranon humbje. Kur bën një gabim, në mendjen e tij fillon një operacion i tërë strategjik: si ta rregullojë situatën pa pasur nevojë të kërkojë falje.

Mund të bëjë gjithçka për ju, madje t’ju shpëtojë nga një apokalips, por jo të thotë “më fal”? Vetëm nëse ndodh ndonjë dukuri e rrallë qiellore. Akrepi e ndien thellë kur gabon, por t’i tregojë dikujt këtë dobësi i duket tepër e vështirë. Për të, një ndjesë është si të heqë të gjithë mbrojtjen dhe këtë nuk e bën lehtë, transmeton Telegrafi.

Ujori

Për Ujorin, kërkimi i faljes shpesh duket i pakuptimtë. Pse të kërkojë falje kur gjithçka është relative dhe e vërteta ka shumë shtresa? Kur bën një gabim, Ujori priret të tërhiqet dhe të ofrojë një shpjegim teorik për sjelljen e vet. Në vend të “më fal”, mund të dëgjoni: “E di, kur mendon më thellë, sjellja jonë është produkt i konstrukteve shoqërore…”

Nëse prisni një falje të drejtpërdrejtë, do të zhgënjeheni. Por nëse adhuroni diskutime filozofike me tri kapituj, jeni në vendin e duhur.

Demi

Demi rrallë e pranon fajin, sepse është i bindur se vepron drejt. Edhe kur bën diçka gabim, mendon se rrethanat nuk i kanë lënë zgjidhje tjetër. Nuk është se nuk dëshiron të kërkojë falje, thjesht nuk e sheh të nevojshme.

Falja e tij mund të vijë në formën e një darke të shijshme, një rafti të riparuar apo faktit që ju lejon të zgjidhni filmin për mbrëmje. Nëse prisni ndjesë me fjalë, ndoshta më mirë të kënaqeni me gjestet e tij të heshtura, por domethënëse, për pajtim.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x