Ngrihen akuza të rënda/ I vetmi që i shpëtoi tragj*disë ajrore në Indi, paska gënjyer?

Aktorja e njohur indiane, Suchitra Krishnamoorthi,

është përballur me reagime të forta pas komenteve të saj në rrjetet sociale,

 

ku sugjeroi se i vetmi i mbijetuar nga aksidenti ajror i Air India, britaniku Vishwash Kumar Ramesh, kishte gënjyer për përfshirjen në ngjarje.

Aktorja Suchitra Krishnamoorthi
Pas valës së kritikave, Krishnamoorthi është detyruar të kërkojë ndjesë publikisht.

Në një postim tashmë të fshirë në platformën X (ish-Twitter), Krishnamoorthi kishte shkruar: “Pra, ky #vishwaskumarramesh gënjeu që ishte pasagjer në avion dhe i vetmi i mbijetuar? Kjo është vërtet e çuditshme. A nuk e konfirmoi familja e tij në Mbretërinë e Bashkuar këtë histori?”

Ajo shtoi më tej: “Po për varrimin e vëllait të tij që u pa duke i dhënë kandha? Nëse kjo është e vërtetë, meriton jo vetëm ndëshkim serioz, por edhe kohë në një spital psikiatrik, uff.”

Këto deklarata ndezën një valë reagimesh në rrjet, duke e akuzuar aktoren për shpifje dhe mungesë ndjeshmërie ndaj një tragjedie që ka prekur dhjetëra familje.

Përballë presionit, Krishnamoorthi reagoi me një tjetër postim, ku shkruante: “E hoqa postimin e fundit për të mbijetuarin e aksidentit të Air India. Duket se ishte një lajm i rremë që u përhap për arsye të panjohura. Kërkoj ndjesë.”

Vishwash Kumar Ramesh, 40 vjeç, nga Leicester, është i vetmi person që i shpëtoi gjallë aksidentit të fluturimit AI171 të Air India, i cili u rrëzua në një konvikt mjekësor në Ahmedabad, më pak se një minutë pas ngritjes javën e kaluar.

Në bord ndodheshin 241 persona, përfshirë vëllain e tij Ajay, që humbi jetën së bashku me të gjithë pasagjerët e tjerë dhe të paktën 30 persona në tokë.

Ramesh deklaroi se shpëtimi i tij ishte një “mrekulli”, pasi arriti të dilte nga vrima e trupit të avionit Boeing 787 Dreamliner që kishte si destinacion aeroportin Gatwick në Londër.

Pamje filmike tregojnë Ramesh duke u larguar nga vendi i ngjarjes me dëmtime të lehta në fytyrë dhe duar. Pas daljes nga spitali, ai ndihmoi në mbajtjen e arkivolit të vëllait të tij gjatë ceremonisë mortore në Diu, në bregun perëndimor të Indisë.

“Është një mrekulli që mbijetova,” tha ai për “The Sun”. “Jam mirë fizikisht, por ndjej dhimbje që nuk munda të shpëtoja Ajay.”

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x