A do të bëjë këngë me Gjestin? Egli jep pergjigjen e papritur…

Egli Tako ishte së fundmi e ftuar në emisionin e njohur humoristik Portokalli, ku u shfaq në rubrikën argëtuese Boulevard Show,

një segment i njohur për intervistat e tij të pazakonta me personazhe publike, këtë herë të udhëhequra nga personazhi komik “minioni”.

Atmosfera ishte plot energji dhe të qeshura, teksa Egli iu përgjigj pyetjeve me shumë sportivitet dhe humor.

Gjatë bisedës, ajo u pyet nëse kishte në plan të realizonte një këngë në bashkëpunim me Gjestin.Egli nuk ngurroi të japë një përgjigje me ironi, duke luajtur me situatën dhe duke i dhënë asaj një kthesë komike.

“Tani, do bëjmë apo nuk do bëjmë këngë bashkë kjo është akoma duke u parë… Ama titulli është i sigurt. Nëse do ta bëjmë, titulli është:

‘Mos i hy thellë’”, tha ajo duke qeshur dhe duke shkaktuar të qeshura edhe në publik.

Përveç kësaj, Egli ndau edhe disa detaje të tjera gjatë intervistës, të cilat ishin të përziera mes humorit dhe realitetit, duke lënë vend për interpretim dhe duke shtuar konfuzitet mbi disa çështje që janë aktualisht në qendër të vëmendjes.

Ndonëse formati ishte kryesisht argëtues, deklaratat e saj ngjallën kureshtje dhe nxitën diskutime në rrjetet sociale. /Telegrafi/

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x