A ka më dhimbje dhe më keq se kaq? Pas 9 ditëve kërkimesh, gjendet tr*pi i Ardit Beshirit (Foto)

Trupi i pajetë i 29 vjeçarit Ardit Beshiri është gjetur pas nëntë ditësh. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile konfirmon zyrtarisht se vetëm këtë të hënë, datë 12 Maj, trupi i të riut është gjetur në masivin e madh të dheut që e zuri poshtë.

Ardit Beshiri punonte si manovrator në fabrikën e përpunimit të kromit në Klos dhe humbi jetën si pasojë e rrëshqitjes masive të dheut. Për rastin janë kryer veprimet procedurale dhe hetimore, në përputhje me legjislacionin në fuqi, nga strukturat përkatëse.

“Në operacion morën pjesë strukturat vendore dhe qendrore të Mbrojtjes Civile, përfshirë Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, Policinë e Shtetit, AKSEM, Forcat e Armatosura, ekipet mjekësore, Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe vullnetarë nga komuniteti lokal.

Një ndihmë e çmuar erdhi gjithashtu nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent të Kosovës, e cila kontribuoi me profesionalizëm dhe solidaritet gjatë gjithë operacionit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @newsbomb_albania

 

Shprehim vlerësimin dhe mirënjohjen për të gjitha forcat e angazhuara, për përkushtimin dhe bashkëpunimin e treguar në kushte jashtëzakonisht të vështira. Ngushëllimet më të thella familjarëve të viktimës në këtë moment të dhimbshëm”, njofton Mbrojtja Civile.

“Më ndihmoni, të paktën të kem një vend ku t’i hedh një lule”, është shprehur ditë më parë babai i Arditi, Nerimi, duke i bërë apel shtetit ta ndihmonte për gjetjen e trupit të djalit. I riu ishte duke punuar me eskavator në Qafë-Burrel të Klosit, në stokun e fabrikës së përpunimit të kromit.

Prej mesditës së të shtunës, datw 3 Maj, 29 vjeçari po kërkohej nga familjarët dhe një ekip i vogël ushtarësh i dërguar nga shteti. Atyre ju bashkua mw vonw dhe një njësi speciale nga Forca e Sigurisë së Kosovës, e specializuar për gërmime urbane.

Eskavatori është ndarë në disa copa, pasi gjatë kërkime, kryesisht nga banorët e zonës janë gjetur disa pjesë por deri sot, asnjë gjurmë nga 29 vjeçari. Policia ka arrestuar drejtuesin teknik të shoqërisë për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, shtetasin Ademir Lala, kurse nga kompania kineze ku punonte Ardit Beshiri nuk ka asnjë reagim.

 

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x