Aksident i frikshëm në vend: Humb jetën një person, raportohet për…

Një aksident i rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të premte në aksin rrugor Berat-Dimal, në afërsi të Urës së Moravës.

Burime për mediat bëjnë me dije se rreth orës 07:30, janë aksidentuar dy automjetet me drejtues shtetasin F.P, 31 vjeç dhe shtetasin Eduart Ismaili, 50 vjeç.

Fatkeqësisht si pasojë e përplasjes së fortë, mjeti i cili drejtohet nga Ismaili është shkatërruar totalisht. 50-vjeçari qëndroi i bllokuar në automjet dhe u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë jashtë.

Menjëherë ai u dërgua në Spitalin Rajonal të Beratit, por fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë. Grupi hetimor po punon në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të rastit.

Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x