Aksident i rëndë në Tiranë, makina merr zvarr këmbësorin tek vijat e bardha! (Detaje)

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Astirit, në Bulevardin Migjeni.

 


Sipas informacioneve paraprake, një burrë është përplasur nga një automjet ndërsa po kalonte vijat e bardha.

Burme bëjnë me dije se viktima është piktor, i cili është tërhequr rreth katër metra zvarrë pas përplasjes.

Ai raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin Ushtarak të Traumës, në gjendje kome.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x