Aksident me vd*kje në vend, ja si ndodhi ngjarja!

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Lushnje-Fier teksa ka ndërruar jetë një 77-vjeçar.

I moshuari Hakim Maledhi është përplasur nga një motomjet që drejtohej nga 57-vjeçari me iniciale A. H., teksa ishte duke ecur në këmbë. Të dy personat kanë mbetur të plagosur teksa janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Si pasojë e plagëve të marra, 77-vjeçari Hakim Maledhi ka ndërruar jetë në spital. Sakaq grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

“Lushnjë/Informacion paraprak

Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor “Lushnjë-Fier” motomjeti me drejtues shtetasin A. H., 57 vjeç, banues në Pirrë, ka përplasur këmbësorin, shtetasin H. M., 77 vjeç, banues në Rrapëz.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motomjetit dhe këmbësori janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.

Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x