Aksident me vd*kje në vend! Zbardhen detajet e rënda

Dy aksidente të rënda janë regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në dy segmente të ndryshme në Qarkun e Elbasanit.

Burime për mediat bëjnë me dije se si pasojë e aksidenteve ka humbur jetën një shtetas, ndërkohë që kanë mbetur të plagosur dhe dy persona të tjerë.

Mësohet se aksidenti i parë është regjistruar në aksin kombëtar Elbasan-Librazhd, konkretisht në segmentin rrugor Xibrakë-Labinot Fushë, ku dy automjete janë përplasur dhe si pasojë mbetën të plagosur dy persona. Menjëherë ata u dërguan në Spitalin e Elbasanit, por fatkeqësisht si pasojë e plagëve të marra njëri prej tyre humbi jetën.

Ndërsa, aksidenti i dytë ka ndodhur në Kthesat e Murrashit, ku një automjet si pasojë e lagështirës ka dalë nga rruga. I plagosur mbeti drejtuesi i mjetit, por fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Lidhur me këto dy aksidente deri më tani nuk ka një reagim nga blutë, ndërkohë theksojmë se efektivët ndodhen në vendet e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtyre përplasjeve.

Por, deri më tani dyshohet se lagështia të jetë bërë dhe shkaku kryesor i këtyre aksidenteve, ndërkohë që këto segmente rrugore njihen edhe si “rrugët e vdekjes”, ku fatkeqësisht të shumta janë dhe aksidentet që ndodhin në këtë zonë.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x