Aksident me vd*kje në vendin tonë! Shoferi 15 vjecar… (Detaje)

Një aksident me vdekje është regjistruar këtë të hënë, rreth orës 14:40, në zonën e Yrshekut në Tiranë.

Autoritetet policore raportojnë se një 15-vjeçar, duke drejtuar një automjet të familjarëve të tij, ka përplasur shtetasin S. V., 82 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

Ky i fundit, ka ndërruar jetë rrugës për në spital, duke mos i mbijetuar dot përplasjes nga makina. Ndërkohë, 15-vjeçar është arrestuar nga Policia.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x