Arbana Osmani së shpejti në televizion, por jo në ‘Top Channel’???

Pas largimit të bujshëm nga Top Channel dhe shkëputjes nga formati

që e identifikoi për vite me radhë, Big Brother VIP,

emri i Arbana Osmanit ka qenë vazhdimisht në qendër të vëmendjes.

Pyetja që shumë fansa i drejtojnë vazhdimisht është: Kur do ta shohim sërish në ekran?

Duket se pritjes po i vjen fundi. Sipas burimeve për “Prive”, Arbana është në bisedime të avancuara për një rikthim televiziv në sezonin e shtatorit dhe këtë herë jo në platformën ku u bë e njohur.

Burimet thonë se Tv Klan është televizioni i përzgjedhur, dhe se një takim i fundit zhvilluar javën e kaluar ka vendosur bazat e bashkëpunimit të ri. Edhe pse marrëveshja përfundimtare ende nuk është zyrtarizuar, sinjalet janë pozitive.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x