Bashkëpunim surprize! Egli bashkon forcat me dy super artistë

Të shtunën, emisioni Prive zbuloi se Egli Tako

 

ka gjetur një shtëpi të re muzikore pas ndarjes profesionale me Fifin.

Këngëtarja tashmë është bërë pjesë e label-it “SBS Entertainment”, ndërsa projektet e reja janë në përgatitje me intensitet të lartë.

Burime të sigurta bëjnë të ditur se menaxhmenti i ri po kujdeset me vëmendje për hapat e radhës të artistes, duke përgatitur disa projekte të fuqishme që pritet të tërheqin vëmendjen e publikut.

Një nga bashkëpunimet më të shumëpritura këtë verë do ta sjellë Eglin në një këngë të përbashkët me dy emra të njohur të skenës shqiptare – Lumi B dhe Ghetto Geasy.

Për detaje të tjera do të duhet të pritet edhe pak, por një gjë është e sigurt: kjo verë për Eglin do të jetë e mbushur me ritme dhe energji të zjarrta muzikore!

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x