Pas hyrjes së Big Bastës në “Ferma VIP”, rrjetet sociale u mbushën me aludime për një ndarje apo krisje mes tij dhe këngëtares Vesa Luma.

Por, për t’i dhënë fund thashethemeve njëherë e mirë, ka reaguar vetë Vesa me një mesazh të gjatë e të ndjerë në Instagram.
Ajo shpjegon se pjesëmarrja e Gerit (Big Bastës) në reality show është pikërisht një shembull pozitiv për shoqërinë, dhe se ideja e pjesëmarrjes ka ardhur edhe nga vetë ajo.
“Pas lindjes së djalit e kuptova realisht esencën e jetës,” shkruan Vesa, duke theksuar se ka përdorur gjithmonë platformat e saj për të luftuar modele të gabuara që i ofrohen rinisë.
Ajo shton se është krenare për partnerin e saj, duke e cilësuar si “repistin më social, më të drejtë dhe më me këmbë në tokë”, dhe thekson se përmes qëndrimit të tij të qetë e të mençur në reality show, ai po jep një shembull të vyer për djalin e tyre dhe të gjithë ndjekësit.
Për ta mbyllur, Vesa shkruan me humor:
“Tani më thoni… të shkoj t’i bëj një surprizë për ditëlindjen time të hënën, dhe ç’t’i them nga ju – se nga unë, e di vet!”
Mesazhi i saj u mirëprit dhe duket se i ka mbyllur përfundimisht gojën zërave për ndarje.