Pas përfundimit të “Big Brother VIP”, marrëdhënia mes Eglit dhe Gjestit

ka qenë në qendër të vëmendjes, duke u shoqëruar me shumë spekulime për një ndarje të mundshme.
Që gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi, dinamika mes çiftit nuk ka qenë gjithmonë e qëndrueshme, çka shtyu ndjekësit të mendojnë se lidhja e tyre nuk do t’i rezistonte realitetit jashtë.
Së fundmi, zërat për ndarje u shtuan pasi Egli fshiu nga Instagrami të gjitha fotot me Gjestin, ndërsa asnjëri prej tyre nuk ka postuar së fundmi imazhe apo momente të përbashkëta. Këto veprime ndezën spekulimet se çifti mund t’i ketë dhënë fund marrëdhënies.
Megjithatë, Egli ka vendosur t’u japë fund këtyre aludimeve me një veprim të thjeshtë, por domethënës.
Ajo ka ndarë në InstaStory një foto nga Prishtina – qyteti i Gjestit – duke shkruar: “Era Prishtinë”. Ky postim shihet nga ndjekësit si një mesazh i qartë se marrëdhënia mes tyre vijon dhe se Egli ka shkuar të takojë Gjestin në Prishtinë.