Cfarë po ndodh mes Shqipes dhe Valbona Mhillit?

Valbona Mhilli ishte së fundmi e ftuar në emisionin “Mos i bjer me top” me Ronaldo Sharkën, ku ndau me publikun përvojën e saj gjatë qëndrimit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”.

Gjatë intervistës, ish-banorja foli jo vetëm për rrugëtimin e saj në reality show, por zbuloi edhe detaje nga jeta personale dhe çfarë po ndodh me të tani që është jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Teksa ish- banorja ndodhej brenda në shtëpi, Shqipe Hysenaj deklaroi se ajo kishte një lidhje jashtë. Megjithatë, Valbona e mohoi këtë akuzë të Shqipes.

Kur moderatori e pyeti nëse mes saj dhe opinionistes së “Fan Club” ka ndonjë përplasje apo tension, Valbona nuk ngurroi të japë një përgjigje të sinqertë, duke lënë të kuptohet më shumë për raportet mes tyre.

Pjesë nga intervista:

Ndërkohë që ti ishe në “Big Brother” jashtë zienin titujt e portaleve që Valbona ka lënë një lidhje jashtë, kjo nisi nga një deklaratë e Shqipe Hysenajt në “Fan Club”. Je takuar sot me Shqipen, je sqaruar? Do e hedhësh në gjyq? Si shkoi kjo situatë, se edhe ajo asokohe u ankua se vëllezërit e tu e kishin kërcënuar?

Jo nuk është se do ta hedh në gjyq Shqipen, për të vetmen arsye se unë ato çfarë kisha për t’ja thënë ja thashë në sy, në “Fan Club”. Madje e kam ftuar që nëse ka foto, fakte për këtë lidhjen imagjinare që vetëm Shqipja e di se ku ka ekzistuar dhe ku ekziston ky personi në fjalë. Kohët e fundit e mora me shumë sportivitet, ama një stres shumë i madh për familjarët e mi të cilët iu ushtrohej një lloj presioni.

Pse stres? Se nuk ka asgjë të keqe të kesh një lidhje…

Absolutisht, unë jam një libër i hapur dhe kam një marrëdhënie të shkëlqyer me vëllezërit e mi, me motrën dhe mamanë time. Ato dinë çdo gjë në jetën time dhe raportet e mia kanë qenë gjithmonë diskutim mes motrës dhe vëllezërve.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x