I ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë këngëtari Tiri Gjoci, njëkohësisht edhe ish-banor i “Big Brother VIP 4”.

Ai ka folur më shumë për eksperiencën e tij në këtë format, por dhe për ndodhitë e fundit brenda shtëpisë…
Ishe në dasmën e Eglit dhe Gjestit? Si e pe ti?
Isha patjetër, u kënaqëm shumë. Nuk mund t’i çonim dot asgjë (dhuratë). Se çdo gjë që futet përdoret kundra teje në kontratë, se merret si ndihmë (qesh). Por që jemi kënaqur realisht shumë.
A ndjeve diçka të vërtetë nga ana e të dyve? Apo ishte më shumë show televiziv?
E para e punës, unë ndieva shumë mall për shtëpinë, por dhe për banorët që ishin aty.
Sepse unë kam shkuar përgjithësisht mirë me të gjithë ata që janë finalistë. Pashë dhe pak shtëpinë, se nuk na lejohej të dilnim tek pjesa e oborrit
. Pra, nxora njëherë këtë mallin, pastaj u fokusova tek pjesa e dasmës. Unë nuk di ta them, nuk dua as të paragjykoj. Unë e kam thënë që në fillim, ia kam thënë dhe Eglit, që mënyra si e sheh Gjesti, unë si mashkull e kuptoj që ka diçka më shumë se miqësi.
Por për më tepër nuk mund të aludoj dot. Dasma aty m’u duk shumë e lumtur. Kishte një moment që nuk e di a u vu re në kamera, para se të vinte Egli, Gjesti ishte gjatë gjithë kohës me sytë tek dera dhe priste momentin.
Ishte shumë ‘cute’. Fliste me ne dhe shihte tek dera. Edhe Egli nga ana tjetër ishte shumë e fokusuar, sa që ne ishim të gjithë në anësore dhe nuk na pa fare.
Vetëm në momentin kur Ledioni mbaroi fjalinë, u kthye dhe u habit: “qenkeni dhe ju këtu!”