Debat i ashpër me G Banin dhe Vserlon kur ishin me pushime, Klajdi zbulon çfarë ndodhi mes tyre…

I ftuar në emisionin “Pardon My French” në Top Albania Radio,

 

artisti dhe ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Klajdi Musabelliu, ka ndarë më shumë detaje rreth projekteve të tij të fundit muzikore, por edhe nga jeta personale pas reality show-t.

Gjatë intervistës, Klajdi ka rrëfyer për pushimet që kaloi në Turqi me disa nga ish-banorët e BBV4, ku nuk kanë munguar edhe tensionet.

Ai zbuloi se është zënë me G Banin, më pas është pajtuar me të, por më pas ka pasur një tjetër përplasje, këtë herë me Vserlon.

“Isha zënë me G Banin, u pajtova me të dhe u zura me Vserlon”, u shpreh ai, duke shtuar se nuk mund të tregojë fjalë për fjalë se çfarë ndodhi, por gjithçka nisi pas disa fjalë ironike.

Pajtimi me G Banin ndodhi, sipas Klajdit, në një moment reflektimi buzë detit. I pyetur nëse G Bani është i nxituar, Klajdi u shpreh:
“Të gjithë gabojmë dhe nxitohemi ndonjëherë. Shpeshherë themi dhe ndonjë fjalë që nuk duhet. Për mua BB ka mbaruar, edhe pse nuk do mbarojë kurrë si eksperiencë”.

Sa i përket përplasjes me Vserlon, Klajdi nuk dha shumë detaje, por u shpreh shkurt:
“Nuk e di… por mendoj se është faktori moshë”.

Pavarësisht tensioneve, duket se për Klajdin “Big Brother VIP” ka mbetur një kujtim i paharrueshëm, ndërsa ai është fokusuar tashmë tek muzika dhe projektet e tij artistike.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x