‘Do mbetet mister…’ Alba habit me atë që thotë pas daljes nga Ferma Vip!

Pas largimit të saj të befasishëm nga “Ferma VIP”, Alba Pollozhani ka folur për herë të parë publikisht, duke hedhur dritë mbi vendimin që surprizoi ndjekësit e programit.

Mbrëmjen e djeshme, ajo tregoi se gjithçka kishte ardhur si rezultat i parimeve personale, të cilat nuk i negocion.

“E kam shprehur shumë qartë. Kam disa parime në jetë dhe para tyre nuk vendos asgjë. Edhe çmimi vjen pas parimeve,” – u shpreh Alba, duke lënë të kuptohet se vendimi i saj nuk ishte impulsiv, por i menduar me kujdes.

Për spekulimet që kanë qarkulluar mbi një përplasje të mundshme me konkurrenten tjetër, Nenen, si dhe për raportin e saj me Limin – një ndër lidhjet më të komentuara të reality show-t – Alba reagoi prerë:

“Nena për mua nuk ka qenë aspak problem dhe nuk i kam kushtuar rëndësi. Për mua, rrënja e problemit është partneri që kam në krah.”

Misteri rreth marrëdhënies së saj me Limit ka qenë pjesë e pandashme e diskutimeve brenda dhe jashtë fermës. Por kur Luana e pyeti për “sekretin” e saj dhe Limit, Alba dha një përgjigje enigmatike:

“Unë dhe Limi e kemi nga ajo që kemi ndjerë për njëri-tjetrin. Që jemi marrë vesh me sy, kjo do mbetet gjithmonë mister për publikun.”

Me këtë deklaratë, Alba duket se konfirmoi ndjenjat e saj, por zgjodhi të ruajë një pjesë të historisë për vete – duke i lënë fansat me më shumë pyetje se përgjigje.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x