E FUNDIT: Aksident tragjik në vend, humb jetën një 29 vjecar, pIagoset 25 vjecari!

Një aksident me vdekje ka ndodhur pak më parë në Tiranë në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”.

Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin dhe për pasojë ka humbur jetën një 29-vjeçar, ndërsa i plagosur ka mbetur dhe pasagjeri, 25-vjeç.

Tiranë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:55, në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit” automjeti me drejtues shtetasin O. N., rreth 35 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh., rreth 29 vjeç.

Si pasojë ka humbur jetën 29-vjeçari, si dhe është dëmtuar pasagjeri po në këtë automjet shtetasi H. L., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x