E fundit në Kryeqytet/ Burri dh*non bashkëshorten dhe fëmijën, më pas qëllon me kallashnikov efektivin e policisë…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar vetëm pak minuta larg kryeqytetit.

Pikërisht në fshatin Kus, një shtetas i identifikuar si Luan Alla ka dhunuar bashkëshorten dhe fëmijët e tij të mitur si dhe ka qëlluar drejt punonjësve të Policisë duke vënë në rrezik kështu jetën e tyre.

Policia njofton se mbrëmjen e djeshme, rreth orës 23:00, efektivët ndërhynë në banesën e 45-vjeçarit, i cili në momentin që ka parë policët ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të tyre dhe më pas, duke përfituar nga errësira dhe nga terreni, është larguar në drejtim të një zone të pyllëzuar.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij dhe pas gati 2 orë kërkimesh në pyll, kanë bërë të mundur neutralizimin dhe arrestimin e Allës.

Gjithashtu, shërbimet e Policisë kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov, me fishek në fole, që ky shtetas e kishte me vete, si dhe një mjet prerës (thikë), të cilat i posedonte pa leje.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x