E fundit: Pas 6 ditëve kërkim, gjendet treupi i p*jetë i Ardit Beshirit! (Detaje)

Ekipet e kërkim shpëtimit kanë gjetur pas gjashtë ditësh trupin e pajetë të Ardit Beshirit.

Manovratori 29 vjeçar ishte duke punuar në një kantier të hapur për zbulimin e kromit, në pronësi të një kompanie kineze në Klos, kur masivi i madh i dheut e zuri poshtë.

Gjashtë ditë me radhë, banorët e fshatit, ekipet e Forcave të Armatosura dhe një njësi speciale nga Forcat e Sigurisë së Kosovës, kanë kërkuar për trupin e të riut.

Paraditen e kësaj të premte, gjatë gërmimeve në masivin e inerteve, trupi i 29 vjeçarit është gjetur nga ekipet e kërkim-shpëtimit. Ai do t’i dorëzohet familjes Beshiri, e cila çdo ditë i bënte apel shtetit që të kishte trupin e birit dhe një varrë ku të çonin lule.

“Më ndihmoni, të paktën të kem një vend ku t’i hedh një lule”, është shprehur ditë më parë babai i Arditi, Nerimi, duke i bërë apel shtetit ta ndihmonte për gjetjen e trupit të djalit. I riu ishte duke punuar me eskavator në Qafë-Burrel të Klosit, në stokun e fabrikës së përpunimit të kromit.

Prej mesditës së të shtunës, 29 vjeçari po kërkohej nga familjarët dhe një ekip i vogël ushtarësh i dërguar nga shteti. Dy ditë më parë, atyre ju bashkua dhe një njësi speciale nga Forca e Sigurisë së Kosovës, e specializuar për gërmime urbane.

Eskavatori është ndarë në disa copa, pasi gjatë kërkime, kryesisht nga banorët e zonës janë gjetur disa pjesë por deri sot në mëngjes, asnjë gjurmë nga 29 vjeçari. Policia ka arrestuar drejtuesin teknik të shoqërisë për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, shtetasin Ademir Lala, kurse nga kompania kineze ku punonte Ardit Beshiri nuk ka asnjë reagim.

 

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x