Një aksidenti i rëndë ka ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne te mbikalimi i Paskuqanit ku një e moshuar ka ndërruar jetë.

Sipas njoftimit të Policisë mësohet se shtetasi me ininciale R.Q, 35 vjeç ka përplasur me automjet dy të moshuarat që po kalonin trafikndarësen.
Si pasojë ka humbur jetën 72-vjeçarja me ininciale L.S, ndërkohë që ka mbetur e plagosur 66-vjeçarja, H.M.
Teksa 66-vjeçarja është dërguar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat.
“Rreth orës 09:35, te mbikalimi i Paskuqanit, shtetasi R. Q., 35 vjeç, ka përplasur me automjetin që drejtonte, shtetaset L. S., rreth 72 vjeçe dhe H. M., rreth 66 vjeçe, të cilat dyshohet se po kalonin trafikndarësen. Si pasojë, ka humbur jetën shtetasja L. S. dhe është dëmtuar shtetasja H. M., e cila është në kujdesin e mjekëve. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, informoi sot policia.