E tregon hapur/ Gjesti kërkon fitoren e kësaj partie nesër në Shqipëri (Foto)

Një ditë para zgjedhjeve vendore të 11 majit në Shqipëri, këngëtari dhe fituesi

 

i “Big Brother VIP Albania 4”, Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, ka treguar publikisht mbështetjen e tij për Partinë Demokratike.

Përmes një fotoje të publikuar nga koncerti i tij i fundit në Kosovë, Gjesti shihet i rrethuar nga pjesëmarrës që mbajnë duart lart me dy gishta, simbol ky i përdorur gjerësisht nga Sali Berisha dhe mbështetësit e tij.

Në mesin e publikut vërehen gjithashtu dhe gjeste me formën e shqiponjës me duar, një tjetër simbolikë e përdorur shpesh në kontekste patriotike.


Postimi i tij është interpretuar si një shprehje e qartë mbështetjeje për PD-në, duke e bërë kështu një nga figurat publike që e deklaron hapur pozicionin politik në këtë periudhë.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x