Edhe 172 kuti të fundit për tu numëruar, ja cfarë tregojnë rezultatet e deritanishme!

Janë numëruar 5053 kuti votimi nga 5225 në total për zgjedhjet e së dielës që lamë pas.

 

Numërimi vijon ende në 6 qarqe të vendit, ndërsa procesi është mbyllur në 6 të tjera.

Partia Socialiste e Shqipërisë është forca politike fituese me një shumicë të qartë, duke grumbulluar 731,648 vota ose 52.1%, duke u renditur e para në shkallë kombëtare.

Koalicioni PD-ASHM vjen i dyti me 480,309 vota ose 34.2%, ndërsa Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet arrin të sigurojë vendin e tretë me 51,818 vota ose 3.7%

Më pas vjen Partia Socialdemokrate me 46,886 vota ose 3.3% vota dhe partia Mundësia me 42,185 vota ose 3.0% ndërsa Lëvizja Bashkë 20,290 vota ose 1.4%

Rezultatet sipas partive pjesëmarrese në zgjedhje:

Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) – 731,648 vota – 52.1%

Koalicioni Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) – 480,309 vota – 34.2%

Koalicioni Nisma Shqipëria Bëhet (NISMA-SHB) – 51,818 vota – 3.7%

Partia Mundësia – 42,185 vota – 3.0%

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA) – 18,558 vota – 1.3%

Partia Aleanca Kombëtare Shqiptare (AKSH) – 2,908 vota – 0.2%

Partia Aleanca Demokracia e Re (ADR) – 1,016 vota – 0.1%

Koalicioni Lëvizja Bashkë – 20,290 vota – 1.4%

Koalicioni Djathtas për Zhvillim (DZH) – 5,430 vota – 0.4%

Lëvizja Atdheu (LA) – 2,054 vota – 0.1%

Partia Socialdemokrate (PSD) – 46,886 vota – 3.3%

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x