Është apo jo në lidhje me Loredanën? Joz Marku jep lajmin e lumtur per fansat…

Sot, në puntatën e parë të sezonit të ri të emisionit “Goca dhe Gra”

 

 

në Top Channel, i ftuar ishte Jozefin Marku, ish-banori i Big Brother VIP Albania.

Ajo që e bëri intervistën edhe më interesante ishte prania në panel e moderatores Loredana Brati, me të cilën Jozi krijoi një lidhje gjatë qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Pas përfundimit të spektaklit, marrëdhënia e tyre ka qenë në qendër të vëmendjes së publikut, por asnjëri prej tyre nuk kishte dhënë një deklaratë të qartë nëse janë ende bashkë apo jo.

I pyetur për këtë çështje gjatë emisionit, Jozi zgjodhi të jetë i rezervuar, duke shmangur një përgjigje të prerë. Megjithatë, ai la të kuptohej se raporti mes tij dhe Loredanës nuk është mbyllur përfundimisht.

“Nuk mund ta themi se jemi bashkë apo jo. Kemi momentet tona të bukura. Do ia lëmë kohës,” – u shpreh ai ndër të tjera.

Deklarata e tij sugjeron se mes tyre ekziston ende një lidhje emocionale dhe se të ardhmes së tyre po i jepet hapësira për të marrë drejtimin e vet natyrshëm.

Ndërkohë, publiku mbetet në pritje për të parë nëse kjo histori do të ketë një vazhdim jashtë ekranit.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x