Fituesi i BBVA qenka vendosur? E dinka dhe Akira e Aldos, ja cfarë thotë ajo

Aldo Marku ka vetëm pak ditë që ka dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”, ku ka folur rrugëtimin e tij në këtë reality show apo ka komentuar banorët dhe ngjarjet aty brenda.

Madje nuk kanë munguar as postimet me të voglën e tij, Akira, e cila ka marrë shumë vëmendje me dy hyrjet e saj në shtëpinë e BBV 4.

Aldo ditën e sotme ka postuar në “Instastory” një video ku shfaqet vajza e tij dhe ai i bën një pyetje.

“Akira hajde të të bëj një pyetje, kush e fiton Big Brother?”, e pyeti ish-banori të bijën.

“Gjesti”, tha Akira, ndërkohë Aldo ia pret, “Gjesti? Ok”.

Ndërkohë krahas kësaj videoje Marku ka shkruar “U kry çdo sen”, duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur si dhe duke etiketuar Gjestin.

Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x