Fotot e kujt grisi? Xheneta ‘përballet’ me Gjestin dhe Eglin në studio

“I uroj të gjitha të mirat. Më pëlqen ai shpirti fëmijëror që ka, që përdor ato kordelet…”

Xheneta Fetahu është përballur me fotografitë e disa personazheve të njohur të ekranit teksa ishte e ftuar në “Mos i bjer me top”, me Erjola Doçin dhe Ronaldo Sharkën.

Ajo duhej të zgjidhte se çfarë të bënte me fotot e secilit prej tyre dhe të jepte një koment rreth tyre.

Fotografia e parë që i nxori Ronaldo ishte ajo e ish-banores së BBV 4, Krisa Caushi, të cilën Xheneta e mori dhe e grisi menjëherë.
“Dua të them kjo me të dashurin e saj që më kanë paragjykuar mua për ndërhyrjet e mia, këto shkojnë tani te njerëzit që unë i bëj. Tiri ato 7 mijë lekëshin t’ia japë të dashurës së vet’, tha Xheneta.

Ndërsa kur Ronaldo i nxori foton e Meridian Ramçajt, Xheneta e mori e grisi edhe atë.

“I urrej njerëzit që në privat më shkruajnë mua dhe dalin në televizion e flasin e bëjnë moralin”, u shpreh Fetahu për të.

Sa i përket fotos së Fation Kuqarit, ajo e mori dhe tha shkurt:

“Është shumë i mirë”.

Po me foton e Olta Gixharit çfarë bëri?

“Personaliteti i Oltës më pëlqen shumë, edhe loja që ka patur dhe karakteri i saj. Po në Big-un e Kosovës më ka zemëruar pak”, tha Xheneta e cila më pas e puthi foton dhe shtoi: “Unë vdes për gratë e forta”.

Teksa Sharka i tregoi foton e Drilon Ramës, Fetahu tha duke qeshur:

“Aaa, ky që vdes pas meje. Ky është tipik ai djali që në shtëpi shkon dhe i thotë mamit ‘do ta sjell ty një vajzë kështu’, kurse në prapaskenë vjen e më thirr mua”, e më pas merr dhe e gris foton e tij.

Më pas Ronaldo i tregon foton e Egli Takos dhe Xheneta thotë shkurt:

“Injorim”.

E fotografia e fundit ishte pikërisht e Gjestit dhe Fetahu duke qeshur thotë:

“A ekziston ndihma e publikut?” dhe publiku dëgjohet t’i përgjigjet: “Puthe”.

“Jo, si ta puth se është burrë i martuar. I uroj të gjitha të mirat. Më pëlqen ai shpirti fëmijëror që ka, që përdor ato kordelet, rruazat, byzylykët. Mua më pëlqen ajo gjë se në BBVK e kanë paragjykuar jashtëzakonisht shumë dhe kam qenë vetëm unë që e kam mbrojtur. E kanë bullizuar jashtë mase. Për këtë stilin e tij më pëlqen. I uroj të gjitha të mirat dhe suksese, ishalla me shumë fëmijë meqenëse është i martuar, e me shumë këngë”, tha Xheneta, e cila foton e la pranë fotos së Eglit.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x