Gerta Gixhari ‘RREMBEN’ këtë emision në TCH? Ja ku pritet ta shohim ish banoren e BBVA4

Gerta Gixhari do të rikthehet në ekran si moderatore.

Pas eksperiencës në Big Brother Vip, gazetarja e njohur do të hedhë pas krahëve eksperiencën në RTSH, për t’u bërë pjesë e Top Channel.

Burime për “Vip Magazine” bëjnë me dije se ajo do të jetë pjesë e panelit të moderatoreve në emisionin “Goca dhe gra”.

Nuk dihet kush do të jenë së bashku me Gertën në këtë edicion. Nga sezoni i fundit, Einxhel duket se do të marrë një tjetër periudhë pause, pasi është në pritje të ëmbël.

Gerta shkoi deri në gjysmëfinale në edicionin e katërt të BBVA, ndërsa shumë e kanë komentuar si një finaliste potenciale per shkak të dinamikave brenda shtëpisë.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x