Pas fitores në “Big Brother VIP Albania”, Gjesti nuk ka humbur kohë për të hedhur hapin e radhës në karrierën e tij.

Ai ka nisur zyrtarisht një kapitull të ri në jetën artistike, duke u bërë pjesë e label-it të njohur SGM Management.
Lajmin e ka konfirmuar vetë label-i përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e prezantojnë Gjestin si anëtarin më të ri të familjes së tyre muzikore.
“Jemi shumë të lumtur ta mirëpresim në ekipin tonë,” thuhet në njoftim, duke lënë të kuptohet se bashkëpunimet dhe projektet e reja janë afër.
Me një identitet të veçantë dhe prani magnetike që e karakterizoi gjatë gjithë qëndrimit në BBVA, Gjesti duket i vendosur ta shndërrojë famën televizive në sukses muzikor.
Fansat tashmë po presin me padurim se çfarë do të sjellë artisti në skenën shqiptare — dhe SGM premton se pritja nuk do të zgjasë shumë.