Gjesti performon i dehur në koncert, pamjet trazojnë fansat e tij… (Video)

Një video e këngëtarit Gjesti (Besart Kelmendi),

 

që po qarkullon me shpejtësi në rrjetet sociale, ka shkaktuar shumë reagime dhe komente nga fansat dhe ndjekësit e tij.

Në pamjet e publikuara, ai shfaqet gjatë një performance live, por në një gjendje dukshëm jo të zakonshme.

Gjesti duket se po këndon me vështirësi, ndërsa dëgjohen zëra nga publiku që e mbështesin, por gjithashtu edhe të tjerë që shprehin shqetësim apo habi për gjendjen e tij.

Në tekstin e videos që po shpërndahet theksohet:
“Gjesti nuk ka kondicion të këndojë” dhe

“Gjesti i dehur nuk arrin të performojë”, duke ngritur dyshimet se ai mund të ketë qenë nën ndikimin e alkoolit gjatë eventit.

 

Deri më tani, Gjesti nuk ka reaguar për pamjet që po qarkullojnë, por fansat presin një sqarim në lidhje me gjendjen e tij dhe rrethanat e videos.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x