Gjesti thumbon Eglin: Unë e kam mësuar të luaj, nuk mundet…

Egli Tako është rikthyer sërish në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.

Ajo këtë herë bëri të ditur se po kthehet për veten dhe për familjen dhe se do të mbaj distancë kundrejt Gjestit, të cilin e ka fajësuar më së shumti.

Pas hyrjes, bukuroshja dukej e ftohtë karshi banorit nga Kosova, e së është munduar që ta shmang.

Derisa një pjesë e banorëve po qëndronin bashkë në oborr, ata iu vërsulën të gjithë Gjestit.

Ai e thumboi duke thënë se ‘e ka mësuar të luaj, e nuk mund të ndodh e kundërta’.

“Një femër mua, kur unë vet femrën e kam mësuar si të luaj, nuk mundet ajo të më mësoj mua. Natën e mirë”, tha ai.

Pritet të shihet nëse Egli do të mbajë këtë ritëm të lojës apo do të ketë ndryshime gjatë rrugës. /Telegrafi/

Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x