Pas javësh heshtjeje dhe larg vëmendjes publike, Joz Marku ka vendosur të flasë për herë të parë mbi incidentin që i kushtoi jo pak — Shpulla ndaj Gjestit në “Big Brother VIP Albania”.

I ftuar në emisionin “Goca & Gra”, Jozi ndau me publikun reflektimet e tij më të thella, duke pranuar se ai moment nuk e përfaqëson si njeri.
“Pjesa që kaloi çdo limit ishte provokimi i hapjes së derës. Kaloi çdo limit. Për mua loja mbaroi. Meritoja të dilja thjesht si njeri. Doja të përshëndetesha me banorët, jo të më preknin aty ku nuk e meritoj. Ishte një shpërthim emocionesh. Jam ai që kam duruar më shumë nga të gjithë,” tregoi ai.
Ndër të tjera, ai shprehu pendesë për veprimin e tij: “Është një veprim që s’më bën aspak krenar dhe as më shumë burrë.” Për pasojat e incidentit, Jozi u shpreh se më të prekurit ishin familjarët e tij.
Në fund të rrëfimit, ai pati edhe një mesazh për Gjestin:
“Gjestit i uroj shumë suksese. Dhe keqardhje për secilin që e ka përjetuar keq… Por jeta vazhdon.”
Kur u pyet nëse do të pranonte të rikthehej në një format si “Big Brother” pas asaj që ndodhi, Jozi tha:
“Është një aventurë që vetëm njëherë në jetë ndodh. Jam shumë i kënaqur. Është një platformë shumë e mirë. Nuk do ta bëja pas kësaj që ndodhi, por nëse s’do të kishte ndodhur, do e ribëja.”