“I thashë ik…”/ Andrea trazoi rrjetin me deklaratën se nuk e donte fëmijën e parë, reagon gruaja e tij (Foto)

Deklarata e fermerit Andrea në “Ferma VIP”, ku rrëfeu se nuk e priti mirë lajmin që do bëhej baba i një vajze, ka shkaktuar mjaft polemika në rrjet.

“I thashë nuses merr valixhen dhe ik te nëna jote”, u shpreh ai, duke nxitur reagime të shumta në publik.

Sipas Andreas, mentaliteti i trashëguar nga brezat e vjetër, që preferojnë djemtë për të “trashëguar mbiemrin”, ndikoi në emocionet e tij të para. Por ai e pranoi se ndryshoi menjëherë qëndrim sapo mbajti në krahë vajzën e tij të parë.

Në mbrojtje të tij ka dalë edhe bashkëshortja, Gerta, me një letër të publikuar në “Ferma Club”. Ajo thotë se Andrea është keqkuptuar dhe se deklarata e tij nuk është ashtu si është perceptuar.

Letra e Gertës:

Them me plot bindje që është keqkuptim. Unë jam shumë e lumtur që po e përcjellin Andrean dhe po e suportojnë me dëshirën për të njohur njeriun e dashur dhe alegro që njohim edhe ne. Në një reality show ka padiskutim vend për keqkuptime, dhe jam e sigurt që ai është keqkuptuar. Më pëlqen për përgjegjësinë që ka kundrejt publikut.

Andrea, si shumica e shqiptarëve, është rritur nga breza paraardhës me shprehi të ndryshme, siç është edhe dëshira për të pasur një djalë për të trashëguar mbiemrin. Por, si çdo eksperiencë e re, edhe të bëhesh prind për herë të parë të ndryshon kuptimin dhe esencën e jetës. Jam shumë krenare për Andrean që e kuptoi mendimin e gabuar që kur mori në krah për herë të parë mrekullinë që na i dhuroi Zoti. Sot e tregon për të dhënë një mesazh sensibilizues, duke bërë shembull veten e tij. Jam me fat që kam zgjedhur në krah një bashkëshort dhe baba të mrekullueshëm dhe të përkushtuar për familjen.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x