Ish-konkurrenti i ”Përputhen” bëhet baba për herë të parë! Ja emri romantik që zgjodhën

Ish-konkurrenti i sezonit të dytë të “Për’puthen”, Andi Shehi, është bërë baba për herë të parë.

Ai dhe bashkëshortja e tij, Enki, kanë mirëpritur në jetë një djalë të cilit i kanë vendosur një emër sa romantik, aq edhe i veçantë: Amor.

Lajmin e bukur e ka ndarë vetë Enki në rrjetet sociale, ku postoi një foto të vogëlushit të sapolindur me mbishkrimin: “Ky është Amor, dashuria më e madhe e mamit dhe babit.”

Por nuk munguan as batutat! Enki, me humor, ka treguar se vogëlushi është “kopje e Andit” dhe se kushdo që do të dijë si duket Amor, thjesht duhet të imagjinojë Andin në version miniaturë!

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x