‘Ishte shumë e sikletshme, Egli e ka vuajtur shumë ndarjen nga Olsi…’ Valbona Mhilli bënë analizën e takimit të bujshëm që u bë në BBVA!

Mëngjesin e sotëm e ftuar në studion e “Wake Up”, ka qenë ish-banorja e “Big Brother VIP 4”, Valbona Mhilli.

Ajo ka komentuar mbi ndodhitë e fundit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Gjatë kësaj interviste Valbona u pyet edhe në lidhje me surprizën që iu bë mbrëmjen e djeshme Egli Takos. Pas rrëfimit të linjës së jetës, te dhoma e surpriza banoren e priste ish-partneri i saj, Olsi Bylyku.

Ky i fundit e falënderoi për fjalët e mira dhe vlerësimin që Egli ka patur për të dhe e ka shprehur edhe brenda shtëpisë së BBV 4.

E pyetur se si e ka parë ajo këtë moment, Valbona u shpreh se ishte e sikletshme dhe kjo gjë u vu re tek Egli. Sipas gazetares, Olsi ishte pak më i dashur ndaj saj, ndërsa banorja ishte më e mpirë dhe shumë e ftohtë.

“Ishte e sikletshme dhe u lexua shumë te Egli. Një takim që nuk kishte ndodhur kurrë mes tyre. Olsi ishte pak më i dashur ndaj saj, ajo ishte e mpirë dhe shumë e ftohtë. Dukej sikur kënaqej, por ishte në vështirësi, por kishte dhe shumë gjëra nëpër dhëmbë që nuk ia thoshte. Shoh tek Egli që e ka përjetuar shumë keq ndarjen. Nëse do ndodhte larg kamerave kushedi si do ishte biseda mes tyre dhe çfarë do thoshte Egli”, u përgjigj Valbona.

 

Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x