Kelly zbulon pas daljes se Rozana është tallur me partneren e tij që e ka të sëmurë rëndë — ja ç’i ka thënë

Kelly ishte një nga banorët e “Big Brother VIP Albania 4”, i cili u eliminua nga shtëpia mbrëmjen e së martës.

Gjatë qëndrimit të tij në shtëpi, Kelly ndau me publikun historinë prekëse të partneres së tij, e cila po përballet me një sëmundje të rëndë.

Pas daljes nga spektakli, Kelly ka bërë një deklaratë tronditëse në një intervistë për TAR.

Ai zbuloi se Rozana Radi është tallur me partneren e tij të sëmurë. Sipas Kelly-t, Rozana i ka thënë: “Shko merr një tufë flokësh.”

Kjo deklaratë ka shkaktuar reagime të forta në publik dhe në rrjetet sociale, duke ngritur pikëpyetje mbi sjelljen e banorëve brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 4”.

Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x