Kundravajtja u kushtoi jetën/ Aksident në autostradë, një i vd*kur dhe pesë të plagosur, mes tyre tre fëmijë…

Në autostradën A22 të Brennerit në Bolzano të Italisë,

 

një aksident i rëndë rrugor ndodhi të dielën në mëngjes, pak para orës 05:15. Mësohet se një person ka humbur jetën dhe pesë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas të dhënave paraprake, një automjet ka hyrë në mënyrë të gabuar në autostradë nga pika e pagesës në Bolzano Jug dhe ka lëvizur në drejtim të kundërt (në drejtim veri), duke shkaktuar një përplasje frontale me një tjetër automjet që po vinte në drejtimin e duhur.

Në vendngjarje ndërhynë menjëherë zjarrfikësit e Bolzanos, policia rrugore dhe disa autoambulanca. Dy prej të plagosurve janë transportuar në spitalet e Bressanones dhe Trentos, ndërsa tre fëmijë të moshave 8, 11 dhe 14 vjeç u transportuan me helikopter në Klinikën Universitare të Innsbruckut, sipas njoftimit nga Qendra e Emergjencave të Bolzanos.

Si pasojë e aksidentit, në A22 u krijuan kolona të gjata, ndërsa trafiku u devijua drejt rrugës shtetërore pranë Brennerit.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x