Lajm i trishtë! Aksident i rëndë në vend, humb jetën një person!

Një person është arrestuar në lidhje me aksidentin tragjik të ndodhur ditën e djeshme në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”.

Sipas njoftimit të policisë, mësohet se shtetasi 32-vjeçar N.D, i cili drejtonte automjetin që u përplas me automjetin që drejtonte shtetasi A. F., 66 vjeç.

Si pasojë humbi jetën shtetasi Ferit Agushi, 68 vjeç, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin A. F., si dhe u dëmtuan 2 drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerë.

“Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Elbasan-Librazhd”, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve procedurale, specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin N. D., 32 vjeç, i cili drejtonte automjetin që u përplas me automjetin që drejtonte shtetasi A. F., 66 vjeç. Si pasojë humbi jetën shtetasi F. A., 68 vjeç, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin A. F., si dhe u dëmtuan 2 drejtuesit e automjeteve dhe 3 pasagjerë,” thuhet në njoftimin e policisë.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x