‘Lamtumirë dashuria…’ Cfarë ishte kjo, ndahet Tiri dhe Krisa? Shkak bëhet…

Krisa Caushi dhe Tiri Gjoci nuk kanë ndërmend të dalin nga vëmendja as pas përfundimit të “Big Brother VIP 4” – dhe siç duket, drama i ndjek edhe jashtë shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Çifti, të cilët vendosën të hyjnë veçmas në BBVIP (ndonëse të gjithë prisnin ndonjë hyrje bombastike bashkë),

janë rikthyer fuqishëm në mediat rozë – këtë herë jo për ndonjë deklaratë dashurie… por për një ndarje të supozuar dhe një lidhje të fshehtë që tronditi rrjetin.

Po flasim për emrin më të nxehtë të momentit – Loredana.

Po, Loredana. Sipas thashethemeve që po qarkullojnë si flakë zjarri në rrjete sociale,

Tiri dhe Loredana mund të kenë një “gjë mes tyre” që nuk është thjesht muzikë.

Por Tiri, gjithmonë i qetë dhe me atë stilin “cool”, vendosi ta hedhë benzinë mbi zjarr… në mënyrën më artistike të mundshme: duke postuar në Instastory një pjesë nga kënga e tij “Lamtumirë”.

“Lamtumirë dashnia ime me dhimbje n’zemër e them…” – dhe si për të shtuar edhe më shumë mister, ai etiketoi Krisën.

Dhe çfarë bëri Krisa? E ripostoi menjëherë me një shënim që la të gjithë gojëhapur (dhe paksa të qeshur):

“I pabesë”, shkroi ajo, si për të treguar se po e marrin me sportivitet këtë telenovelë moderne.

Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x