Mbi 28% vota të numëruara! Ja si paraqitet rezultati deri më tani, kryeson me një diferencë të madhe…(Foto)

Teksa mbi 28% e votave janë numëruar në rang kombëtar, rezultatet paraprake të zgjedhjeve të 11 majit tregojnë një avantazh të qartë për Partinë Socialiste, e cila kryeson me 52.86%% të votave.

Me këtë rezultat, PS pritet të sigurojë 83 mandate në Kuvend. Partia Demokratike renditet e dyta me 34.24% të votave, duke përfituar deri më tani 51 mandate.

Megjithëse rezulton më pas në nivel kombëtar, PD vijon të ruajë bastionet e saj tradicionale në veriun e vendit, ku Shkodra dhe Kukësi mbeten të vetmet qarqe që aktualisht paraqiten blu në hartën zgjedhore, ndërkohë që në Lezhë diferenca mes dy partive kryesore PS dhe PD është tepër e ngushtë.

Ndërkohë, Partia Socialdemokrate e Tom Doshit ka marrë 4% të votave, duke siguruar 3 mandate. Tre forca të tjera kanë arritur përfaqësim në Kuvend:

Nisma SHB – 3.45% e votave, 1 mandat

Mundësia – 2.62% e votave, 1 mandat

Bashkë – 1% e votave, 1 mandate

Partitë e tjera, në këtë fazë të procesit, nuk kanë arritur ende të sigurojnë mandate parlamentare.

Procesi i numërimit vijon në pjesën më të madhe të vendit dhe pritet që përditësimet e mëtejshme të japin një pamje më të qartë për ndarjen përfundimtare të mandateve.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x