Me shpirtin e copëtuar, flet i ati i 29 vjecarit që është akoma nën dhe ‘Ju lutem më gjeni djalin, të kem një vend ku t’i coj lule…’

Nerim Beshiri, babai i punëtorit 29 vjeçar që e ka zënë masivi i dheut prej mesditës së të shtunës dhe nuk është gjetur ende, i ka bërë një apel rrëqethës shtetit që ta ndihmojë të gjejë trupin e të birit.

“Kërkoj ndihmë nga shteti, t’i gjej njërin gisht dhe ta çoj te shtëpia, te familja se nuk ka gjë më të madhe në botë të humbësh djalin. I bëj thirrje shtetit të sjellin aparatura, qen të specializuar, mjete, të gjej djalin e ta çoj te shtëpia, të di ku të hedh një tufë lule.

Ka tre ditë që vijmë kërkojmë këtu me lopatë, nuk ka asnjë lloj mjeti. Po patët mundësi, ndihmoni si shtet”, është shprehur i përlotur Nerim Beshiri, duke kërkuar dëshpërimisht prej dy ditësh të gjejë djalin.

Ardit Beshiri ka qenë duke punuar në një masiv dheu në pronësi të një fabrike kineze që merret me përpunimin e kromit, kur rezervuari aty pranë është çarë dhe sasia e madhe e ujit dhe inerteve e ka marrë përpara, përcjell newsbomb.al.

Prej mesditës së të shtunës, 29 vjeçari po kërkohet nga familjarët dhe një ekip i vogël ushtarësh i dërguar nga shteti, por deri tani nuk ka asnjë shenjë.

“Kanë ardhur 6-7 ushtarë, kanë ardhur vetëm me cizme dhe lopata. Nuk bëhet kjo punë kështu, duhen makina të mëdha. Na duhen mjete të specializuara apo edhe qen i përgatitur për zbulime të tilla. Kemi nevojë për ndihmë, institucionet të më ndihmojnë të gjejmë djalin”, u shpreh dhe dje babai i Arditit.

Eskavatori është ndarë në disa copa, pasi gjatë kërkime, kryesisht nga banorët e zonës janë gjetur disa pjesë por asnjë gjurmë nga 29 vjeçari. Policia ka arrestuar drejtuesin teknik të shoqërisë për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, shtetasin Ademir Lala, kurse nga kompania kineze ku punonte Ardit Beshiri nuk ka asnjë reagim.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x