‘Me tu as jashta dhe as brenda më…’ Ndahet cifti i sapomartuar! Ja cfarë ndodhi mes tyre

Ndërsa finalja e “Big Brother VIP Albania” po afrohet, atmosfera brenda shtëpisë bëhet çdo ditë e më e ngarkuar.

Tensionet mes banorëve janë gjithnjë e më të ndjeshme, veçanërisht për çiftin Gjesti dhe Egli.

Në ditët e fundit të qëndrimit, një debat i papritur ka shpërthyer,mes çiftit. Gjithçka nisi nga një situatë fare e zakonshme: një masazh. Gjatë një momenti intim, Egli po përpiqej t’i bënte masazh Gjestit, por lëvizjet e saj duket se nuk janë pritur mirë nga konkurrenti nga Kosova.

Reagimi i tij ishte i menjëhershëm dhe i ashpër. Ai i drejtoi Eglit fjalë të forta, duke deklaruar: “I bie pishman që të kam njohur, shumë jam pishman që të kam njohur. A dëgjove? Me ty më as jashtë, as brenda, as kurgjo. Kurrë hiç, o sapo të dal, bllok e ke. Sepse ti një masazh të thash të më bëhesh dhe u zgjove të bësh filma”.

Por as Egli nuk qëndroi pa reaguar, me një përgjigje të prerë ajo i tha: “Je djali më i paedukatë që kam njohur.”

Ky shkëmbim i ashpër fjalësh ka befasuar ndjekësit e formatit, të cilët deri më tani i kishin parë Gjestin dhe Eglin si një dyshe të bashkuar, përkundër debateve të herëpashershme.

Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x