Mes aludimeve për ndarje nga Klea, ky shkrim i Elgitit trazon rrjetin: “I bëjmë keq njëri-tjetrit” (Foto)

Mbrëmjen e djeshme qarkulluan spekulime të forta

 

për një ndarje të mundshme mes këngëtarit Elgit Doda dhe moderatores Klea Huta, një nga çiftet më të dashur të showbiz-it shqiptar.

Mungesa e postimeve të përbashkëta, fshirja e fotove në Instagram dhe heshtja nga të dyja palët kanë ndezur dyshimet se marrëdhënia e tyre është në krizë.

Mirëpo një postim i bërë nga Elgiti disa javë më parë ka rikthyer sërish vëmendjen te kjo temë. Në një foto në Instagram, këngëtari ka shkruar:

“Unë e di, ti e di… njëri-tjetrit vetëm i bëjmë dëm.”

Ky mesazh i shkurtër, por i drejtpërdrejtë dhe emocional, ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit dhe fansat e çiftit, të cilët e kanë interpretuar si një shenjë të qartë të një ndarjeje emocionale apo përjetimit të një periudhe të vështirë në marrëdhënien e tyre.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x