Në foton që shihni janë dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht të dielën,

më 1 qershor, në një aksident me motor në vendin e quajtur Pusi i Mezinit.
Ata po ktheheshin nga puna nga servisi ndërsa në vendin e ngjarjes, miqtë dhe shokët kanë vendosur buqeta, qirinj dhe një çelës servizi si simbol përkujtimi
Në një intervistë, një nga fqinjët e tyre shprehet i shokuar nga kjo humbje e rëndë, duke theksuar se i njeh familjet e tyre dhe se njëri nga djemtë jetonte vetëm me nënën dhe punonte fort për të mbajtur familjen.
Nga informacionet e shkollës ku ndodheshin, ata ishin nxënës të mirë dhe punëtorë.
19-vjeçari ishte në vitin e katërt të shkollës dhe pritej të përfundonte këtë vit, ndërsa punonte edhe në servis ku kryente praktikën.
Të dy djemtë ishin shokë nga lagjia, shkolla dhe puna, duke ndarë së bashku çdo moment të jetës së tyre të përditshme.