‘Muaj i fundit i Pranverës, me dinamika të mëdha dhe celës i së ardhmës…’ Jorgo Pulla paralajmëronë për këto shenja të horoskopit

Në studion e “Rreze Dielli” astrologu Jorgo Pulla bëri një parashikim të detajuar për muajin Maj për 12 shenjat e zodiakut.

Sipas astrologut Pulla do të jetë një muaj dinamik mjaft vendimtar, mban çelësat e së ardhmes,

efektet e të cilit do të ndjehen dhe në muajt në vijim. “Muaji i fundit i pranverës përkon me Afërditën që hyn në Dash,

ku emocionet bëhen të zjarrta dhe intensive. Dashuria nxiton të gjejë veten në përqafimin që i ka zgjuar interesin.

Në të njëjtën kohë, Marsi vazhdon rrugën e tij tek Luani, duke ushqyer veprimin me dinamizëm, krenari dhe besim në aftësitë që fshehim brenda vetes”,

thekson Pulla duke nënvizuar se ngjarja më e rëndësishme astrologjike e kësaj periudhe është lëvizja e Saturnit në Dash më 25 maj, pas 30 viteve.

Ky planet është kufizues dhe shmang rrezikun, ndjek rrugën e njohur, shpreh vlerat tradicionale dhe kërkon stabilitet, përkundrazi Dashi

merr rreziqe, është i guximshëm, ambicioz, merr drejtimin në kërkimin e të rejave dhe harton shtigje kur të tjerët lëkunden.

“Duhet mjeshtëri, guxim dhe logjikë e veçantë për të shfrytëzuar ndikimin e këtij pozicioni të ri të Saturnit, në jetën tuaj!” – paralajmëron Pulla duke vijuar më tej me parashikimin e detajuar për çdo shenjë të zodiakut.

Show Comments (0) Hide Comments (0)
0 0 votes
Article Rating
Subscribe
Notify of
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments
0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x