Ndodh në vend! Fëmijët helmohen pas konsumimit të ushqimit në kopësht! Ja cfarë dyshohet

Disa fëmijë janë helmuar nga ushqimi të cilin e kanë konsumuar në një kopësht shtetëror në qytetin e Gramshit.

 

Grupi i fëmijëve është paraqitur në spital me temperaturë dhe të vjella ndërsa kanë nisur hetimet nga autoritetet.

Nga analizat ka rezultuar prania e salmonelës duke ngritur kështu dyshimet se helmimi ka ardhur nga ushqimi i ofruar nga kompania private që shërben në kopështin shtetëror.

Lidhur me ngjarjen nuk ka asnjë reagim nga institucionet përkatëse ndërsa hetimet nga autoritetet vijojnë.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x