Ndodh në vendin tonë: Sh*rr mes të m*turish, pIgoset me th*kë 15 vjecari!

Një 14-vjeçar është arrestuar nga policia pasi ka plagosur me thikë një tjetër 15-vjeçar pas një sherri për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Sheqeras të Maliqit teksa 14-vjeçari e ka plagosur me thikë të miturin në një prej rrugicave të fshatit.

Sipas asaj që raportohet më media, kjo nuk është hera e parë që dy të miturit konfliktohen mes tyre, ndërsa në policia 14-vjeçari ka deklaruar se 15-vjeçari e ngacmonte herë pas here me fjalë.

15-vjeçari ka marrë goditje në zonën e barkut dhe të shpatullës ndërsa tashmë ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 13:40, në fshatin Sheqeras, Maliq, një 14-vjeçar ka dëmtuar me mjet prerës thikë një 15-vjeçar, i cili po merr mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x