Ndryshe nga cdo sezon! Rikthehet ‘Goca dhe Gra’, ja cilat do jenë moderatoret e këtij sezoni!

Talk show “Goca dhe Gra” nis sezonin e ri çdo të shtunë në prime time, në orën 21:00.

Këtë sezon, tryeza e debatit vjen me një përbërje të re të moderatoreve, të cilat premtojnë diskutime më të guximshme dhe më të drejtpërdrejta. Për herë të parë bashkë në panel do të jenë Kleoniki Delijorgji, Loredana Brati dhe Gerta Gixhari, të cilave u bashkohen Egla Ceno dhe Rudina Dembacaj, emra tashmë të njohur nga sezoni i kaluar.

Sezoni i ri premton të jetë më dinamik se kurrë, duke i dhënë zë grave që nuk kanë frikë të thonë mendimin e tyre.

 

 

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x