Ngjarje e rëndë: Gjendet i p*jetë i riu në vendin tonë, ja cfarë dyshohet!

Një 37-vjeçar është gjetur i pajetë pasditen e kësaj të diele në afërsi të Portit të Shëngjinit.

Burime për mediat bëjnë me dije se rreth orës 15:40, punonjësit e Policisë Kufitare në port kanë konstatuar në afërsi të bregut trupin e pajetë të një shtetasi, i identifikuar më vonë si shtetasi me ininciale N.Z, 37 vjeç, banues në Fushë-Krujë.

Disa metra larg trupit të 37-vjeçarit, u gjet dhe një mjet lundrues tip Jet Ski, i cili dyshohet se ishte përdorur nga ky shtetas para se të ndërronte jetë.

Nga këqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë që deri më tani dyshohet se 37-vjeçari të ketë humbur jetën si pasojë e mbytjes në det. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të vdekjes së 37-vjeçarit.

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x