Ngjarje e rëndë në Kosovë:Dyshohet se 34 vjecari pIagos partneren, më pas i dha fund jetës së tij!

Policia e Kosovës ka njoftuar se një 34-vjeçar ka vdekur në rrugën “B” në Prishtinë kurse një vajzë 30-vjeçare është lënduar.

Paraprakisht dyshohet se 34-vjeçari ka plagosur fillimisht të dashurën, ndërsa më pas ka vrarë veten.

Vdekjen e 34-vjeçarit e kanë konfirmuar mjekët në vendin e ngjarjes, ndërkohë 30-vjeçarja është dërguar me urgjencë në spital.

Lajmi konfirmohet nga Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës. Ahmeti ka njoftuar se fillimisht rasti është raportuar rreth orës 15:00 për dy persona të lënduar në një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë.“

Hetuesit policorë po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura hetimore që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, ka thënë Ahmeti.

 

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x